Shirat e dendura/ Belinda Balluku: Menaxhimi në kaskadën e Drinit shmangu përmbytjet në Shkodër

Share

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka raportuar për situatën e krijuar nga reshjet e shiut, gjatë mbledhjes së mbrëmjes së sotme të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Balluku tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës në hidrocentralet e vendit, në mënyrë që të shmangeshin përmbytjet.

Sipas ministres, menaxhimi i punës në kaskadën e Drinit shmangu përmbytjen në zonën e fushës së Shkodrës.

Doja të ndalesha tek kaskadat. Numri i prurjeve është 4290 metra katrorë për sekondë. Është mirëmenaxhuar situata në kaskadën e Drinit. Kemi nisur nga puna që para 10 ditësh. Kemi qenë të përgatitur për të marrë masat e duhura. E kemi gjetur padyshim të përgatitur veten dhe sot kaskada ka parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës. Këtë duhet ta themi. Kuotat ne Fierzë është 277.5 metra. Në Fierzë s’po gjenerojmë energji për të ruajtur këto kapacitete, për të menaxhuar dhe përmbytjet në Shkodër.

Në Koman kuota ka arritur 174,2 metra. Kuota në 74.14 metra, prurjet janë 590 metra kub në sekondë. Ulëza dhe Shkopeti kanë shkarkime 790 metra kub për sekondë. Për Matin nuk kemi ngarkesë të këtij lumi. Fakti që nesër do të kemi reshje më të ulëta, do t’i japë mundësi shtrateve kulluese që të punojnë me kapacitete të plota. Kemi ndeshur dhe në akuza politike se nuk kemi informuar popullin. Zëvendësministrat kanë qenë në komunikim direkt. Kemi përdorur televizionet, duke pasur mundësin që të informojmë publikun në çdo moment”, theksoi socialistja./ CNA.al


Share

Komente