Shirat e rrëmbyeshëm në të gjithë vendin, Policia e Shtetit del me njoftimin e rëndësishëm

Share

Policia e Shtetit duke marrë shkas nga reshjet e dendura në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe avarive të shumta që kanë ndodhur në akse të ndryshme rrugore ka bërë apel shoferëve që të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.

Policia e Shtetit në një reagim publik thotë se shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Njoftimi i bërë nga policia:

“Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike.

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.”-shkruan Departamenti i Policisë së Shtetit.


Share

Komente