Shitet portreti i Marlyn Monroe për 195 milionë dollarë

Shpërndaje lajmin

Portreti i famshëm i Marlyn Monroe, realizuar nga artisti pop, Andy Warhol, në vitin 1964, u shit për 195 milionë dollarë në ankandin e New York-ut.
“Shot Sage Blue Marilyn” është pjesë nga një seri portretesh që Warhol i bëri aktores pas vdekjes së saj më 1962 dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të njohura të artit.
I mbajtur në koleksionin e tregtarëve të artit zviceran Thomas dhe Doris Ammann, ai u shit nga shtëpia e Ankandit Christie’s.
Vlerësimet e parashitjes kishin arritur deri në 200 milionë dollarë.
Shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti amerikane të shitur në ankand prej 110.5 milionë dollarësh më 2017 për një pikturë të vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat.
Piktura është ndërtuar mbi një foto promovuese të Monroe nga filmi “Niagara” i vitit 1953, shfaqur me ngjyra të ndezura mbi sytë, flokët dhe buzët e saj.
Merlin Monroe ishte një nga yjet më të njohur të Hollivudit dhe vdiq në shtëpinë e saj  në Los Anxhelos më 4 gusht 1962, ndërsa artisti Warhol vdiq më 1987./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *