Shiu shkakton përmbytje/ Rama thumbon opozitën: Vaksinës së dëshpërimit të tyre nuk i është gjetur formula

Share

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën gjatë një mbledhjeje të mbajtur me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, për situatën e krijuar nga reshjet e shiut.

Rama tha situata është nën kontroll, ndërsa për opozitën deklaroi se ende nuk i është gjetur formula e vaksinës së dëshpërimit.

Kreu i qeverisë pretendon se situate është shumë më e pranueshme sesa do të ishte sipas tij, nëse vendi do të ishte njësoj si në kohën e qeverisjes së PD-së.

Akuzave politike në nuk kemi çfarë i bëjmë dhe Covidit iu gjet vaksina e imunizimit, me të cilën shpresoj që ta fillojmë, ta injektojmë në vendin tonë para afatit që kemi deklaruar, ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, kështu që për shkak të dëshpërimit, ata për fat të keq kalojnë përtej çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politike. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën. Ne kemi një protokoll standart për emergjencat tona civile.

Kemi prodhuar standarte për nivelet e gatishmërisë dhe për përshkallëzimin e emergjencës në territor. Të gjitha këto janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme në ato zona ku ka pasur reshje intensive, por nuk ka si mohohet se falë gjithë punës së bërë, sot me këtë sasi reshjesh, kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe absolutisht nën kontroll, krahasuar nëse do ishim si ato vite jo shumë të largëta, kur bëhej hataja. Kështu që të bëjë secili punën e vet”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al


Share

Komente