Shkarkimi i drejtorëve të arsimit është shqetësues, sipas ekspertes

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm i Sistemit Parauniversitar dhe drejtorët e Drejtorive Arsimore në rrethe.
Për eksperten e arsimit Majlinda Keta, vendimi i ministres Kushi është shqetësues, pasi nuk mund të shkarkohen të gjithë në mënyrë të menjëhershme nga detyra.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Keta u shpreh se prej vitesh arsimi është larguar nga profesionalizmi.
“E bërë në grup është shqetësuese, e dale me një farsë për dorëheqje është akoma më shqetësuese. Është një institucion shumë i respektuar. Të gjithë këta drejtorë ishin politikë. Ka vite që arsimi është larguar nga profesionalizmi dhe tekniciteti”, tha ekspertja.
LEXONI GJITHASHTU

Jep dorëheqjen drejtori i DPAP, Selman Hodaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.