Shkarkohet ministri i financave në Britani

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Financave te Britanisë së Madhe është shkarkuar nga detyra për mos raportim të shkeljeve me taksat. Kryeministri Rishi Sunak pas vendimit të shkarkimit tha se asnjë anëtar i kabinetit nuk do të lejohet të shkelë Kodin e Sjelles së qeverisë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka shkarkuar nga detyra ministrin e Financave Nadhim Zahawi.
Shkak është bërë mos raportimi i ministrit për taksat dhe një gjobë që ka paguar për një prej kompanive në të cilat ai ishte aksioner.
Një javë më parë, kryeministri Sunak urdhëroi hetimin e anëtarit të kabinetit për çështjen e taksave. Nga verifikimet rezultoi se ministri kishte paguar një gjobë prej miliona paundësh te tatimet, por nuk e kishte raportuar atë në autoritetet e qeverisë. Gjoba ishte paguar disa kohë me parë në tatime, pas një marrëveshjes mes kompanisë së ministrit dhe zyrës së taksave.
Për kryeministrin Rishi Sunak një veprim i tillë i anëtarit të kabinetit të tij bie ndesh me kodin e sjelljes së qeverisë britanike.
Javën e fundit, qeveria e Sunak ishte në qendër të kritikave të kundërshtarëve politik dhe opinionit publik për faturat e ministrit.
Kritikët e kryeministrit thonë se Sunak duhet të kishte larguar ministrin që në ditët e para që skandali doli në opinionin publik.
Zahavi u emërua kancelar i thesarit nga ish kryeministri Johnson në korrik të vitit të kaluar. Ai qëndroi në kabinet edhe nën drejtimin e Liz Truss dhe kryeministrit aktual Rishi Sunak.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Shfaqja që shkoi ters”, komedia e artistëve të rinj vihet në skenë në Korçë
Do ta pranojë Kurti asociacionin? Xani: Pyetja 1 milion dollarëshe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *