Shkatërrohet grupi i grabitësve në Greqi, mes të arrestuarve një shqiptar dhe nëna e një të mituri

Shpërndaje lajmin

Është çmontuar rrjeti i katër të rinjve që grabitën këmbësorët në Heraklion të Kretës. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 22-vjeçar rumun, një grek 28-vjeçar, një shqiptar 23-vjeçar si dhe një djalë 16-vjeçar të cilët brenda tre ditëve kanë kryer tre grabitje me armë.
Më konkretisht, nga data 21 deri më 29 mars, grupi prej katër të rinjsh kishte sulmuar me thikë studentët si dhe këmbësorët e tjerë në Heraklion. Ata kishin marrë celularë, ora dhe 358 euro para të gatshme.
Policia pas një hetimi të plotë ka gjetur gjurmët e katër personave. Në të njëjtën kohë, nëna e 16-vjeçarit është arrestuar për neglizhencë ndaj një të mituri. Vlen të theksohet se të pestë pritet të dalin para prokurorit për tu njohur me akuzat. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published.