Shkëlqen Kosova, shënon fitore të thellë kundër Burkina Faso

Shpërndaje lajmin

Skuadra verdh e kaltër ka përmbyllur 90 minuta të lojës me rezultat të thellë 5:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Albinfo.ch.
Qysh në minutat e parë të ndeshjes Aliti ka realizuar golin e parë të asistuar nga Edon Zhegrova.
Derisa në minutën e 22-të Zhegrova goditi në drejtim të portës ku edhr pse mbrojtja e Burkina Fasos arriti të neutralizojë topin ishte Astrit Selmani ai që shënoi golin e dytë për skuadrën e Kosovës.
 
Ndërkohë që edhe në pjesën e dytë qysh në minutat e parë Mërgim Vojvoda realizoi golin e tretë për Kosovën duke thrlluar rezultatin në 3-0.
Foto: Federata e Futbollit të Kosovës
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e ’67 ishte Rashica i cili kësaj radhe ndryshoi rezultatin, duke shënuar golin e 4-të për Kosovën.
Foto: Federata e Futbollit të Kosovës
Golin e fundit i cili ngriti rezultatin nē 5 gola në favor të Kodovës e shënoi Toni Domgjoni në minutën ’73.
Sfida e radhës e Kosovës do të jetë ajo.me përfaqësuesen e Zvicrës.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.