Shkëlqimi i Zhegrovës, hyn në ekipin e javës në Francë

0
Shpërndaje lajmin

Sukseset e Edon Zhegrovës nuk kanë të ndalur në Francë. Ai është përfshirë në ekipin e javës në Francë.
Zhegrova fundjavën e kaluar shkëlqeu, duke shënuar supergol në fitoren e Lille ndaj Clermontit me rezultatin 4:0. Ai pati edhe një asistim.
Zhegrova ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 30 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.
24-vjeçari nga Kosova është bërë pjesë e rëndësishme e trajnerit Paul Fonseca. Madje, për disa ndeshje me radhë, është i pazëvendësueshëm.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *