Shkëlzen Berisha del nga SPAK, tregon se për çfarë u thirr

0
Shpërndaje lajmin

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha pas daljes nga SPAK ka dhënë një deklaratë për mediat ku dhe tregoi se për çfarë ishte thirrur nga Prokuroria.
Ai tha se ishte thirrur në lidhje me çështjen e ‘Gërdecit” ndërsa tha se ajo që habit është thirrja pas 15 vitesh nga e njëjta Prokurori dhe nga i njëjti prokuror.
Berisha tha se deklaratat ka bërë nuk do e ndihmojnë SPAK-un në hetime pasi nuk di gjë në lidhje me ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.
“Jam thirrur për tu pyetur si person që mund të ketë lidhje me rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit. Ato që thashë në SPAK i kam deklaruar dhe publikisht. Nuk mendoj se deklaratat e mia i kanë dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë sepse nuk kam pasur lidhje.
Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Ajo që më bën përshtypje që pas 15 vitesh e njëjta prokurori mendojnë se mund të kem dijeni për rrethanat e hetimit pas kaq shumë vitesh.
Mendoj se padiskutim Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kujt është kaligrafia. Duhet të verifikojë se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinal nuk është. Nuk ndjehem i rrezikuar nga SPAK”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Ke e fshehët”- Kaos në Kuvend: Përjashtohet Berisha, rrëzohet kërkesa për McGonigal
VIDEO/ Shkëlzen Berisha paraqitet në SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *