November 29, 2021

Shkëmbi: Eliminuam ekipin më në formë, loja e Dinamos time s’më kënaqi

Shpërndaje lajmin

Dinamo iu gëzua kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi fituan me penallti kundër Tiranës. Trajneri Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes foli për Supersport:

“Emocione në fund, urova djemtë për kualifikimin, pasi për ndeshjen kam rezerva. Kualifikimi na shërben në aspektin psikologjik, nuk është pak të eliminojmë ekipin më të mirë të momentit, por nuk jam i kënaqur me ndeshjen tonë.

Duhet ta menaxhonim më mirë ndeshjen, edhe pse nuk na rrezikoi Tirana deri te goli i parë. As ne nuk rrezikum, skuadrat ishin të kujdesshme. Gabim individual i yni, e dija që do të ishte e vështirë në aspektin psikologjik, ashtu ndodhi.

U sollëm më mirë në fushë me 4-2-3-1. Zgjedhja me pesë ishte e detyruar. Nuk ishte një problem rreshtimi, ndikoi pak fati dhe përqendrimi. Pjesa e dytë pastaj ishte problem psikologjik.

Neve na duhej shumë ky kualifikim, e dinim që do të ishte shumë i vështirë, do na rikuperojë mjaft nga ana psikologjike. Ndeshja e radhës vjen shpejt, na pret një sfidë e vështirë të hënën, por shkojmë ndryshe në aspektin psikologjik.

Ne menduam që me rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, duhet të ishim të kujdesshëm. Kemi pasur shumë probleme pas shpinës në ndeshjet me Tiranën.

Kemi bërë një futboll të mirë deri tani, por sot e tepruam. Lojtarët mendonin të mos rrezikonin, por pasi rezultati shkoi 2-0 ndryshoi diçka”. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *