January 24, 2022

Shkencëtarët britanikë: Britania në fazën e parë të një vale tjetër COVID-19

Shpërndaje lajmin

Mbretëria e Bashkuar mund të jetë duke u futur në valë e tretë të pandemisë covid-19 kështu janë shprehur shkencëtarët britanikë bazuar në shifrat e fundit në vend.

Profesor Ravi Gupta nga Universiteti “Cambridge” theksoi se edhe pse rastet e reja janë të ulëta, varianti indian i koronavirusit ka shkaktuar një “rritje të lartë të shifrave në vend”.

Sekretari i Mjedisit, George Eustice, tha se qeveria planifikon ta shtyjë datën e rihapjes së vendit, duke marrë parasysh rastet e fundit të infektuar me variantin indian.

Të dielën, Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 3,000 raste të reja për të pestën ditë radhazi, një shifër të cilin vendi nuk e kishte arritur që prej 12 prillit.

“Ka pasur një rritje të lartë të rasteve, dhe të paktën tre e katërta e tyre janë të infektuar me variantin e ri indian”, u shpreh profesor Gupta, i pyetur në lidhje me valën e tretë të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *