Shkencëtarët zbulojnë metodat për menaxhimin e kancerit

Shpërndaje lajmin

Studiuesit për herë të parë kanë arritur të zbulojnë modelet të quajtura nënshkrime mutacionale në ADN-në e kancerit
Autorja kryesore e studimit, Serena Nik-Zainal, e cila është profesoreshë e mjekësisë gjenomike dhe bioinformatikës në Universitetin e Cambridge, shprehet: “Përdorimi i sekuencës së plotë të gjenomit mund të identifikojë se cilat ‘gjurmë’ janë të rëndësishme, zbulojnë se çfarë ka ndodhur me zhvillimin e kancerit”.
Studiuesit analizuan përbërjen e plotë gjenetike ose sekuencat e gjenomit të plotë (wGS) të më shumë se 12,000 pacientëve me kancer të NHS.
Ata ishin në gjendje të dallonin 58 nënshkrime të reja mutacionale, duke sugjeruar se ka shkaqe shtesë të kancerit që ende nuk janë kuptuar plotësisht.
Gjetjet janë duke u përfshirë në NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar), pasi studiuesit dhe klinicistët tani përdorin një mjet dixhital të quajtur FitMS.
Ky mjet do t’i ndihmojë ata të identifikojnë nënshkrimin mutacional dhe potencialisht të informojnë menaxhimin e kancerit në mënyrë më efektive. /KP

Leave a Reply

Your email address will not be published.