Shkërmoqja e LSI/ Kryemadhi ‘ngushëllohet’ me prurjet e reja: Jam krenare!

Share

Pas Nasip Naços një tjetër emër i është bashkuar PS, duke i dhënë kështu goditjen e radhës LSI.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e portit të Durrësit dhe ish-drejtorit te Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani.

Ky lajm duket se nuk është ‘kapërdirë’ mirë nga Kryemadhi e cila ka shkuar të ngushëllohet në njësinë 11.

Në takimin me banorët e zonës, Kryemadhi është shprehur se ndihet krenarë me prurjet e reja të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Unë jam shumë e kënaqur që njerëzit po na shikojnë ne live në këtë bashkëbisedim dhe po na shkruajnë mesazhe. Madje ndihen edhe krenare për prurjet në LSI. Por ka edhe shumë të tjerë që duan të kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në LSI. LSI-ja nuk është partia e një njeriu LSI-ja është partia e të rinjve dhe të rejave, LSI-ja është partia e të ardhmes së Shqipërisë.

Sepse në fund të fundit ajo që ne duam është të jetojmë dhe të punojmë në Shqipëri, të ngremë shumë gjëra të cilat garantojnë dhe e bëjnë jetën e çdo qytetari prezent. Ajo që ne kemi dëshirë dhe që sot ndoshta dhe të gjithë bashkë, edhe pse para shumë viteve kemi qenë në drejtime të ndryshme, sot jemi të gjithë bashkë, na ka bashkuar një qëllim, i cili është për të ndryshuar të gjithë atë lloj arrogance dhe sjellje arrogante të çdo lloj politike apo politikani, çdo qeveritari ndaj qytetarëve”, tha Kryemadhi.

 


Share

Komente