Shkodra nën pushtetin e ujit, 1220 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e pakalueshme

Shpërndaje lajmin

Për shkak të situatës së përkeqësuar të motit gjatë ditëve të fundit, 1220 hektarë tokë vijojnë të mbeten nën ujë në Shkodër.
Kjo sipërfaqe është rritur me 100 Ha nga dje.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme. Në këtë rrugë vijon të operohet me një mjet të kalueshmërisë së lartë së bashku me katër forca të ushtrisë.
Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm. Aktualisht, rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të situatës.
Njoftimi:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 22.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 e pandryshuar me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.45 m me nje rritje prej 20 cm me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1220 Ha, e rritur me 100 Ha me oren 18.00 te dates 21.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me oren 18.00 e dates 21.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pike ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjetet e ulta.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *