“Shkollat po mbyllen masivisht”, Eksperti: 3000 mësues janë pa arsimin përkatës

0
Shpërndaje lajmin

Isa Halilaj, kryetari i sindikatës për arsimin parauniversitar tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, se shkollat po mbyllen masivisht në zonat rurale dhe në periferi. Ai tha se arsyeja nuk është vetëm te mungesa e nxënësve, por investimet janë përqendruar gjithnjë vetëm në qendër ndërsa periferitë janë lënë mënjanë.
Ai tha gjithashtu se një nga arsyet kryesore se përse po mbyllen shkollat është edhe paaftësia e mësuesve, pasi sipas tij rreth 3000 mijë mësues në Shqipëri janë pa arsimin përkatës.
“kemi mbyllje shkollash masive për shkak të shpopullimit, por një nga shkaqet e shpopullimeve  është mbyllja e shkollave, pasi në këto shkolla nëpër fshatra i kemi mësuesit të papërgatitur, janë mësuesit pa arsim përkatës.
Shqipëria sot ka rreth 3000 mësues pa arsim përkatës, pra 10 % e mësuesve. Ata janë zakonisht në zona rurale, ku tashmë kemi mbyllje masive të shkollave. Kjo gjë po ndodh edhe në periferi të Tiranës, se investimet bëhen vetëm në qendër”,-tha Isa Halilaj.
LEXONI GJITHASHTU:

“48 mln euro shkuan për llaç e tulla”, Prifti: Universiteti në Korçë, pa investime
Aksident në Ersekë-Leskovik, plagoset një person

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *