Shkon në afro 2500 numri i të vdekurve në Marok
Në afro 2500 ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të së premtes në Marok, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gërmimin në kërkim të të mbijetuarve.
BBC ka raportuar se pajisjet e rënda nuk po mund të kalojnë nëpër rrugët e bllokuara nga gurët për të arritur në fshatra të largëta, pranë epiqendrës së tërmetit, në malet Atlas, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe ky tërmet ishte më vdekjeprurësi në vend në 60 vjetët e fundit.