“Shkrihen” dhomat e tregtisë, krijohet një dhomë e vetme kombëtare

0
Shpërndaje lajmin

Bizneset në vend duhet të mbrohen nga një dhomë e vetme, e cila do të quhet “Dhoma Ekonomike Kombëtare”. Kjo nismë e qeverisë synon të bashkojë të gjitha sipërmarrjet në një shoqatë, e cila do të mbledhë edhe kuotat vjetore.
Një dhomë Ekonomike Kombëtare do të bëjë bashkë të gjithë bizneset në vend, të cilët deri tani janë nën ombrellën e 180 dhomave dhe shoqatave që i përfaqësojnë. Nisma ligjore ëshë hedhur për konsultim publik, dhe qëllim i saj është të reformojë mënyrën e përfaqësimit të biznesit.
Dokumenti parashikon se të gjitha subjektet tregtare do të jenë anëtare të Dhomës, me përjashtim të subjekteve që janë anëtarë në dhoma apo urdhra profesionalë të krijuar me ligj të veçantë.
Dhoma Ekonomike Kombëtare do të ketë autonomi organizative dhe financiare. Të ardhurat do të gjenerohen nga tarifat vjetore të anëtarësisë, tarifat e shërbimet që ofron dhe kontributet e donatorëve vendas dhe të huaj.
Organizimi dhe funksionimi i plotë i Dhomës Ekonomike Kombëtare do të kërkojë dy vite kohë, dhe do të mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit. Fondi për vitin e parë do të jetë 40 milionë lekë, ndërsa në vitin e dytë 100 milionë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *