Shkrihet njësia speciale “scorpion”, e akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit

0
Shpërndaje lajmin

Njësia speciale e në Shtetet e Bashkuaera të Amerikës, e njohur si “scorpions” është shfuqizuar pas publikimit të një videoje shokuese, ku tregohet se një shtetas afro-amerikan, Tyre Nichols, u dhunua barbarisht pas kapjes nga Policia, më 7 janar dhe vdiq tre ditë më vonë në spital.
Shkurtesa “Scorpion” është për “Operacioni ndaj Krimeve të Rrugës për të Rikthyer Paqen në Lagjet tona”.  Forcat speciale prej 50 anëtarëve kishte mision për të ulur nivelin e krimit në zona të caktuara.
Në një njoftim zyrtar thihet se ëshrë në interesin më të mirë të gjithëve që të deaktivizohet në mënyrë të përhershme shërbimi.
Pesë policë, gjithashtu afrikano-amerikanë, të përfshirë në rrahje u pushuan menjëherë nga autopritetet. Të enjten ata u paditën për vrasje të shkallës së dytë, sulm dhe rrëmbim të rëndë. Katër prej tyre janë liruar me kusht.
Protesta masive nisën menjëherë pas rastit, ku në disa qytete amerikane kanë mobilizuar të gjitha forcat policore për protestat pas shpërndarjes së videos.
Janë publikuar katër video.  Në të parën shohim arrestimin e 29-vjecarit, shkak është dhënia e makines në mënyreë të rrezikshme, por nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar sherrin dhe reagimin e policëve.
Në segmentin e dytë është gjuetia ndaj djalit dhe më pas arrestimi. Gjithsesi, videoja së cilës i referohet FBI dhe policia lokale ditët e fundit është ajo e fundit. 29- vjecari goditet me  Shqelma, grushta dhe një shkop metalik.
Ambulanca me dy mjekë ndihmës – të pezulluar dhe ata gjithashtu nën hetim, kanë mbërritër në vendngjarje 22 minuta më vonësë.
/
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *