January 24, 2022

Shkrirja ekstreme e akullnajave rrit rrezikun e përmbytjeve

Shpërndaje lajmin

Hulumtimi më i fundit nga Universiteti Leeds paraqet se ngrohja globale po përshpejton në mënyrë ekstreme shkrirjen e akullnajave në Groenlandë dhe kjo dukuri është bërë më intensive gjatë 40 vjetëve të fundit, duke rritur kështu nivelin e deteve dhe rrezikun e përmbytjeve në mbarë botën.

Vetëm gjatë dekadës së fundit, 3.5 trilionë tonë akull janë shkrirë dhe depozituar në oqean.

Kaq akull i shkrirë mjafton për të mbuluar të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me rreth 15 m ujë ose të mbulojë të gjithë qytetin e Nju-Jorkut.

Gjetjet zbulojnë se uji i përftuar nga shkrirja e akullnajave në Groenlandë është rritur me 21% gjatë 4 dekadave të fundit.

Gjithashtu, studimi tregon se gjatë dekadës së fundit (2011-2020), shkrirja e ujit në Groenland e ka ngritur nivelin global të detit me 1 cm.

1/3 e këtij totali u prodhua në vetëm 2 vera të nxehta (2012 dhe 2019), kur moti ekstrem çoi në nivele rekord të shkrirjes së akullnajave.

Nivelet e ngritura të detit të shkaktuara nga shkrirja e akullnajave rrisin rrezikun e përmbytjeve për komunitetet bregdetare në mbarë botën, prishin ekosistemet detare, si dhe ndikojnë në kushtet e motit.

Ndërkohë ngrohja globale ndikon edhe në dukuri të tjera natyrore, si p.sh. cunamet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport në vitin 2020, ku tregoi se cunamet brenda 10 vjetëve do të arrijnë dimensione që do të kërcënojë 50% të popullsisë së botës.

Sri Lanka, India, Indonezia, Tajlanda dhe Japonia janë të parat në mesin e vendeve që ndikohen më së shumti nga cunamet./Euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *