Shkrumbohet nga flakët kancelaria në Kamzë, dyshimet e para

Shpërndaje lajmin

Një kancelari është shkrumbuar nga flakët e zjarrit gjatë mesnatës së të premtes në Kamzë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25. Zjarri ka rënë në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga vendosja e ndonjë lëndë plasëse.
“Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë./

Leave a Reply

Your email address will not be published.