“Shoferë të pakujdesshëm”, 88 mijë gjoba në 4 muaj në Tiranë për shkelje rrugore

Shpërndaje lajmin

Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe semaforit, si dhe përdorimi i celularit në timon janë shkeljet më të shpeshta që shoferët kryejnë në kryeqytet.
Referuar të dhënave të Policisë Rrugore në Tiranë, rezulton se që nga fillimi i vitit e deri më tani janë vendosur në total 88 523 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Numrin më të lartë e mbajnë masat administrative për mos respektim të sinjalistikës e semaforit. Vetëm për këtë shkelje nga Janari deri në Prill, në kryeqytet janë vendosur 17 398 gjoba.
13 151 gjoba të tjera janë vendosur ndaj shoferëve që përdorin celularin në timon.
7 714 drejtues mjetesh janë gjobitur për mos vendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 246 gjoba janë vendosur për mjetet që lëvizin me xhama të zinj.
Masa të tjera administrative janë vendosur edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në gjendje të dehur apo për ata shoferë që kryejnë në rrugë parakalime të gabuara e lëvizin tej normave të lejuara.
17398 gjoba për mos respektim të sinjalistikës dhe semafori
13151 gjoba për përdorim të celularit në timon
7714 gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurimit
2246 gjoba për mjetet me xhama të zinj.
/ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.