Sholc: Gjermania angazhohet për çeljen e negociatave për Shqipërinë

Shpërndaje lajmin

Gjermania angazhohet për hapjen sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Sholc në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Berlin.
Sholc vlerësoi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm që ka mbështetur 100 për qind politikat e BE, ndërsa vlerësoi arritjet në reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi.
“Nesër do nënshkruhet njohja reciproke e patentave mes dy vendeve që është një marrëveshje me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci dhe në të drejtat e njeriut. Ka krijuar një strukturë kundër krimit të organizuar që është thelbësore për BE”, tha Sholc.
Kancelari gjerman tha se do të angazhohet në rigjallërimin e procesit të Berlinit, ndërsa theksoi rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal mbi bazën e 4 parimeve bazë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rama në Gjermani, çfarë pritet të diskutojë me kancelarin Sholc
Rama në Gjermani, çfarë pritet të diskutojë me kancelarin Sholc

Leave a Reply

Your email address will not be published.