April 15, 2021

Shoqata “Opoja” nga Wels i Austrisë ndihmon QKMF-në në Dragash

Shpërndaje lajmin

Bashkatdhetarët gjithmonë i kanë qëndruar afër vendlindjes, dhe një gjë e tillë e dëshmon edhe donacioni që është dërguar për nevoja të QKMF ” Adem Berisha” në Dragash, nga Shoqata Humanitare ” Opoja ” nga Wels i Austrisë, njofton albinfo.at

Arsyeja e sjelljes së këtij donacioni, sipas përfaqësuesit të kësaj shoqate, Endrit Halimi, është nevoja që ka ky institucion shëndetësor për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për bashkëvendësit e tyre. Ai tregon se pajisjet janë siguruar nga bashkatdhetarë jo vetëm nga Austria, ndërsa iniciativës së tyre i është bashkuar edhe organizata ” Rumanienhilfe Gunskirchen”, raporton opoja.net

Këtë donacion të bashkatdhetarëve, e vlerësoi tejet të rëndësishëm për funksionimin sa më të suksesshëm të KPSH në këtë komunë, drejtori i QKMF ” Adem Berisha”, Ramadan Jashari, dhe atë në momentin më të duhur në prag të hapjes edhe të Shërbimit të Urgjencës.

Ndryshe, donacioni i dërguar nga Shoqata “Opoja” përmban: 31 shtretër spitalor, 6 të tjerë mjekësor, 2 barela, 16 tavolina anësore, 39 karrige me rrota, 18 dyshekë dhe një biçikletë. Përfaqësuesit e shoqatës ” Opoja”, thanë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë iniciativa të këtilla për të ndihmuar vendasit e tyre në këtë komunë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *