Shoqëruesi i Ramës harron kamerën HAPUR, SHIKONI çfarë filmon! Kryeministri i habitur: Pse ishim live?!

Share

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot pikën e vaksinimit anti-Covid në “Air Albania” ku u vaksinuan disa personalitete të rëndësishëm shqiptarë.

Pasi i ka përshëndetur të gjithë, Rama është larguar së bashku me Manastirliun dhe stafin shoqërues për në ashensor, drejt hyrjes së stadiumit ku edhe ka dhënë një prononcim për media, shkruan newsbomb.al

Por personi që filmonte Ramën me telefon, ndonëse “live”, ka harruar ta ndërpresë transmetimin. Në atë moment kryeministri dëgjohet duke pyetur i habitur: “Pse ishim live?!”.

Shikoni videon:


Share

Komente