Shorti i CL: Teuta “rrezikon” Prishtinën, Baseli pret Partizanin! Rivalë qipriot e rumun për Vllazninë e Laçin

Shpërndaje lajmin

Partizani, Vllaznia dhe Laçi janë tre ekipet e Superiores që luajnë në turin e parë të Conferencë League. Të tria ekipet kanë mundësinë të kalojnë në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Edhe Teuta mund të kalojë në këtë tur, në rast se eliminohet në Champions League nga Sherif Tiraspol. Sot u hodh shoti për turin e dytë të Conference League dhe rezultatet janë si më poshtë:

Teuta luan kundër humbësit të finales së turit paraeliminator të Champions League: Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) – HB Tórshavn (FRO) / Inter Club d’Escaldes (AND).

Fituesi i Shkupi-Llapi përballet me Santa Clara, ekip portugez. Feyenoord është rivali i çiftit Drita-Decic. Partizanin e pret Basel nëse kualifikohet në turin e dytë. AEL Limasol është rivali i Vllaznië po kaloi turin e parë, kurse për Laçin rumunët e Universitatea Craiova. Struga nëse kalon Liepaja, ndeshet me CSKA Soffia.

Në turin e parë Laçi ndeshjet me FK Podgorica, Partizani me Sfintul Gheorghe, kurse Vllaznia kundër Siroki Brijeg. / abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *