Shpallen fituesit në zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit në 5 degët e PD-së

Shpërndaje lajmin

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike mbajti të dielën zgjedhjet për Kryetar në 5 degë të PD-së.
Pas numërimit të fletëve të votimit, fitues në Belsh u shpall Dritan Flamur Cani, me 94% të votave.
Në Maliq u shpall fitues Nevjon Xhevdet Kodrasi, me 86% të votave.
Në degën e PD-së në Vorë fitues u shpall Pëllumb Ibrahim Brusha, me 80% të votave.
Në Tiranë, dega 14, fitoi me 78% të votave Besim Mexhit Kuka.
Në Krujë kryesoi Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.
Ndërsa, për degën e PD-së në Shkodër ku zgjedhjet zhvillohen të hënën, nga 9 kandidate që janë miratuar nga Komisioni i Rithemelimit për të marrë pjesë në garë, 4 janë tërhequr të dielën.
Personat që janë tërhequr janë Emiljano çekini, Ardit Qylybyli, Ergys Ivziku dhe Ted Kopliku.
Procesi vijon të kundërshtohet nga pjesa tjetër në Partinë Demokratike që ka kërkuar shtyrjen e tij dhe përfshirjen e të gjithë demokratëve.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Komisioni i Rithemelimit mban sot zgjedhje në 5 degë të PD

Leave a Reply

Your email address will not be published.