October 16, 2021

Shpenzoi gjysmë milioni për 6 orë dhe la 30 mijë euro bakshish, Haaland “tërbohet” në Mykonos (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy lojtarët më të përfolur për merkaton e verës dhe nëse francezi po djersin në Kampionatin Europian me Francën, bomberi i Dortmundit po shijon pushime luksoze, pasi Norvegjia e tij nuk është në Euro 2020.

Pak ditë më parë u shfaqën disa pamje ku sulmuesi i Borussia Dormund kërcen dhe harbohet në një restorant në Mykonos ku po kalon pushimet nën shoqërinë e Riyad Mahrez, lojtarit të Manchester City.

Sulmuesi norvegjez vijon të qëndrojë në ishullin grek, tashmë të famshëm për jetën që bëjnë të rinjtë atje dhe siç raportohet lojtari ka shpenzuar jo pak por 500 mijë euro për 6 orë në një restorant me miqtë e tij.

Sigurisht që 20-vjeçari ka paguar për të gjithë e nga ana tjetër ka treguar edhe anën humane teksa ka lënë 30 mijë euro bakshish për stafin, pak më pak se rroga vjetore e një mjeku në Europë.

Paratë tashmë nuk janë problem për të pasi paguhet shumë mirë dhe do të fitojë akoma më shumë nëse transferimi te Real Madrid apo Manchester City do të konkretizohet këtë sezon, bëhet fjalë për një rrogë 15-18 milion euro në vit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *