Shpërndau paga dhe shpërblime “në dorë”: Çështje penale ndaj një punonjëse të klinikës Sante Plus në Shkup

Share

Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit ka paraqitur kallëzim penal kundër personit fizik në cilësinë e personit përgjegjës në Institucionin shëndetësor privat-Spitali special për gjinekologji, obstetrikë dhe ortopedi “SANTE PLUS GROUP” në Shkup.

Personi në fjalë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2018, me qëllim të përfitimit financiar të kundërligjshëm për vete dhe institucionin e raportuar shëndetësor, në disa raste ka kryer pagesa në para “cash” në vlerë të përgjithshme prej 35.097.304 denarë si paga dhe shtesa/shpërblime në pagë të një numri të madh individësh.

Në njoftim thuhet se punonjësit janë punësuar për nevojat e spitalit, por pa regjistruar pagesat e tilla në regjistrat kontabël të institucionit privat shëndetësor SANTE PLUS GROUP Shkup.

Në pagesën e pagave të punësuarve nuk janë llogaritur dhe raportuar kontributet për sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, kontributet për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, kontributet e punësimit dhe kontributet shtesë për sigurimin e detyrueshëm në rast lëndimi apo sëmundjeje profesionale, si dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Në këtë mënyrë, sipas dëshmive me të cilat disponon Policia Financiare, dëmi i shkaktuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjithsej 11.609.349 denarë, përkatësisht 188.200 euro. /slobodenpecat

Komento

Recent Posts

  • lajme
  • LSDM
  • maqedoni
  • zgjedhje ne parti

LSDM-ja shpall zgjedhjet e brendshme partiake, kur do të mbahen

23 mins ago
  • Jeta në Zvicër
  • Koronavirusi: çast pas çasti
  • lajme

Kundërshtari i njohur zviceran i vaksinimit, në gjendje kome nga Covidi

7 hours ago