September 16, 2021

Shpërthen eksplozivi në një objekt në ndërtim në Vlorë

Shpërndaje lajmin

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në një objekt në ndërtim, por që prej vitesh janë ndërprerë punimet.

Ndërtesa është në pronësi të shtetasit D. K., ndërsa dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *