December 6, 2021

Shprehu pëlqimin për të, Valoni nis menjëherë flirtet me Beniadën (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Këngëtari Valon Shehu iu bashkua mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “Big Brother VIP”! Ndryshe nga gjithë të tjerët, ai i priti banorët në oborr, me tinguj kitare.

Në klipin e tij prezantues Valoni tha se i kërkonte “Vëllait të Madh” pikërish kitarën, dhe një theks boksi, për të larguar të gjitha ndjesitë negative.

Ai tha se nga vajzat, të paktën nga pja e jashtme i pëlqente më shumë Beniada. Por, duket se këngëtari nuk ka humbur aspak kohë. Menjëherë, që natën e parë ka nisur flirtimet e para me modelen, teksa banorët ishin mbledhur të gjithë bashkë.

Ndërkohë që Beniada i ka folur italisht, Valoni ka thënë se nuk e flet atë gjuhë dhe do të kishte dëshirë që ajo ta mësonte.

Beniada ka qenë mjaft e afërt me Arditin, që u eleminua para pak javësh, por ata ranë dakord që të njiheshin më shumë jashtë.

Ndërkohë Valoni theksoi në klipin e tij prezantues se është ‘single’, as i lidhur, as i dashuruar.

Ndaj na mbetet të presim, sesi di të vazhdojë marrëdhënia mes tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *