Shqetësuese: Shqipëria mes shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet në botë

Shpërndaje lajmin

Kjo është renditja e shteteve me rrezikun më të lartë të përmbytjeve në botë dhe fatkeqësisht mes tyre është edhe Shqipëria – shteti i dytë europian në listën e më të rrezikuarve pas Holandës. Ja cila është renditja. 
Përmbytjet shkatërruese në të gjithë botën këtë verë kanë rezultuar në mijëra të vdekur. Vetëm në Pakistan gjatë verës, 1.400 veta humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe 1/3 vendit përfundojë nën ujë.

Duke përdorur të dhënat nga studimi i fundit i botuar në revistën më prestigjioze për studimet shkencore Nature, kjo hartë grafike paraqet rrezikun e përmbytjeve në të gjithë botën, duke nxjerrë në pah se 1.81 miliardë njerëz janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbytjeve.
Metodologjia mori parasysh rreziqet e mundshme nga përmbytjet në brendësi dhe në bregdet.
Europa dhe Azia, më të rrezikuarat nga rritja e nivelit të ujit
Nuk është çudi që vendet me një numër të konsiderueshëm sistemesh lumore dhe rrafshnaltash, e gjejnë veten me përqindjen më të lartë të popullsisë së tyre të rrezikuar nga përmbytjet.
Holanda dhe Bangladeshi janë dy kombet e vetme në botë që kanë më shumë se 50% të popullsisë së tyre në rrezik për shkak të përmbytjeve, përkatësisht 59% dhe 58%.
Vietnami (46%), Egjipti (41%) dhe Mianmari (40%) kompletojnë pjesën tjetër të pesë vendeve të para në listë
Përveç Holandës, vetëm dy vende të tjera evropiane bëjnë pjesë në 20 vendet e para për nga përqindja e popullsisë në rrezik, Austria (e 18-ta me 29%) dhe Shqipëria (e 20-ta me 28%).
Vetëm rajoni i Azisë Juglindore përbën më shumë se dy të tretat e popullsisë globale të rrezikuar nga përmbytjet me 1.24 miliardë njerëz të ekspozuar ndaj këtij rreziku.
Kina dhe India përbëjnë përkatësisht 395 milionë dhe 390 milionë njerëz të rrezikuar, me të dyja vendet në krye për sa i përket numrit absolut të njerëzve në rrezik të rritjes së nivelit të ujit.
Pjesa tjetër e pesë vendeve kryesore për nga popullsia totale në rrezik janë Bangladeshi (94 milionë njerëz në rrezik), Indonezia (76 milionë njerëz në rrezik) dhe Pakistani (72 milionë njerëz në rrezik).
Ndërsa humbjet njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vazhdojnë të rriten, kombet në mbarë botën do të duhet të fokusohen në infrastruktura parandaluese për ekosistemet dhe komunitetet tashmë të prekura dhe më të rrezikuara nga përmbytjet.

Nr.
 Shteti
Përqindja e rrezikut nga përmbytjet sipas popullsisë (%)
Totali i popullsisësë ekspozuar

#1
 Holanda
58.7%
10,100,000

#2
Bangladeshi
57.5%
94,424,000

#3
Vietnami
46.0%
45,504,000

#4
  Egjipti
40.5%
38,871,000

#5
 Burma
39.9%
19,104,000

#6
  Laos
39.7%
2,985,000

#7
Kamboxhia
38.1%
7,431,000

#8
Gajana
37.9%
276,000

#9
 Suriname
37.7%
233,000

#10
Iraku
36.8%
16,350,000

#11
 Tailanda
33.9%
25,431,000

#12
  Sudani
32.5%
5,437,000

#13
Pakistani
31.1%
71,786,000

#14
 Nepali
29.4%
11,993,000

#15
  Kongo
29.3%
1,170,000

#16
  Filipinet
29.0%
30,483,000

#17
 Japonia
28.7%
36,060,000

#18
 Austria
27.8%
2,437,000

#19
  India
27.7%
389,816,000

#20
Shqipëri
27.6%
771,000

#21
Kina
27.5%
394,826,000

#22
   Çad
27.4%
4,547,000

#23
 Indonezia
27.0%
75,696,000

#24
  Kroacia
26.9%
1,094,000

#25
  Sllovakia
26.7%
1,401,000

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *