Shqipëri: 13 viktima dhe 1.184 raste të reja me COVID-19

Share

auto koronavirus shqiperi 1 11585295303 280x280 2

Numri i infektimeve dhe rastet fatale të COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese në Shqipëri. Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 1.184 të infektuar (4013 testime) dhe 13 humbje jete të moshës 48-81 vjeç.

Numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1.666 persona ndërsa si asnjëherë më parë aktualisht kemi 632 persona të shtruar në spitalet covid në Tiranë dhe dy spitalet rajonale që janë hapur për të trajtuar pacientë me koronavirus.

Prej këtij numri rekord pacientësh, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së diel janë kryer 822 vaksinime antiCovid ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina në total.

 


Share

Komente