Shqipëri: 14 të vdekur, 565 të infektuar me Covid-19

Share

auto koronavirus shqiperi 1 11585295303 280x280 1

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se nga 2,084 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv 565 raste.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 qytetarë me covid-19, kurse 373 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër Covid-19”, njoftojnë autoritetet shëndetësore shqiptare

Ndërkohë, bëhet e ditur se në 3 spitalet për Covid-19 po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.


Share

Komente