Shqipëri: 14 të vdekur dhe 836 raste të reja me COVID-19

Share

412146798 highres

Sot në Shqipëri  janë kryer 2,677 testime, prej të cilave 479 janë testime për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID 19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (20 nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          836

Të shëruar ne 24 orë                      490

Të shtruar në spitale                       436

Humbje jete në 24 orë                  15

Testime ditore                                     2,677

Testime totale              168,294

Raste pozitive                       31,459

Raste të shëruara                15,055

Raste Aktive                           15,732

Humbje jete                            672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   8082

Durrës  1180

Elbasan   742

Fier        1151

Korçë    905

Vlorë     745

Shkodër  866

Lezhë    667

Berat     507

Kukës    317

Dibër     142

Gjirokaster  428

The post Shqipëri: 14 të vdekur dhe 836 raste të reja me COVID-19 appeared first on Albinfo.


Share

Komente