Shqipëri, 19-vjeçarja me Covid lindi me sukses djalin: Falenderoj mjekët
Quhet, Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e cila solli në jetë dje foshnjen e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2, transmeton albinfo.ch.
Prej 10 ditësh, ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe trajtohej në shtëpi. Vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura e detyruan të shtrohej në spital me 9 mars, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ani pse situata klinike po rëndohej dhe jeta e 19-vjeçares dhe foshnjes po rrezikohej, u bë e mundur lindja e fëmijës në sallat e spitalit “Shefqet Ndroqi” në bashkëpunim me stafin e spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koco Gliozheni”.
“Mezi merrja frymë, pastaj vajta me ambulancë te Shefqet Ndroqi erdhi ekipi i maternitetit dhe me operauan atje, i falenderoj të gjithë mjekët që më shërbyen “, thotë ajo një ditë më pas. /Albinfo.ch