Shpërndaje lajmin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqiëri Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se nga rritja e pagës me 500 dollarë në muaj e mjekëve specialistë, do të përfitojnë 2 mijë mjekë.
“Sot dhe në vazhdimësi ne kemi adresuar mbështetje financiare duke rritur pagat duke mundësuar vendosjen e incentivave financiare, bonusin për punë larg vendbanimit për mjekët dhe në këtë kuadër kemi arritur rezultate të mira sepse kemi rritur me 63 për qind pagën për mjekët dhe profesionistë e shëndetësisë. Lajmi sot që u dha në kongres është mbështetja për mjeket specialistë që do kenë rritje të posaçme, 50 mijë lejë të reja për këta mjekë dhe janë 2 mijë mjekë që do përfitojnë. Pjesa e personalit tjetër mjekësor do kenë rritjen 7 për qind. Patjetër do adresohet edhe rritja  e mëtejshme ashtu sikurse KM e përmendi”, tha Manastirliu në një intervistë televizive.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *