January 13, 2022

Shqipëri: 6 të vdekur në 24 orët e fundit, ulen rastet e reja

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 566 raste të reja me Covid në vendin tonë.

Gjashtë qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës me gjithë përpjekjet e mjekëve: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në gjithë vendin janë 6444 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa 513 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *