November 29, 2021

Shqipëri, 8 infektime të reja me koronavirus

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Sipas MSHMS, aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar, ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *