Shqipëri: Motorët e ujit kthehen në problem, Poicia bllokon shumë prej tyre

0
Shpërndaje lajmin

Motorët e ujit shpesh herë kthehen në problem serioz për pushuesit. Në bregdetin e Sarandës ku dhe ka përdorim më të madh të tyre, policia thotë se ka bllokuar rreth 20 jet ski që nga nisja e sezonit.
Motorët e ujit mbeten një atraksion për pushuesit në bregdet.
Në Sarandë sinjalistika detare është vendosur përpara se mjetet motorike të merrnin lejen, për të ushtruar aktivitetin e tyre në det.
E megjithatë, nuk kanë munguar rastet e shkeljes së kordonëve të sigurisë.
Policia e Kufirit ka bllokuar gjithsej në Sarandë dhe Ksamil 20 jet-ski, për shkeljen e sinjaliztikës detare, që parashikohet nga ligji 127/2020 dhe ligji 43/2020 “ushtrim aktiviteti në zona të ndaluara”.
Nga monitorimi i policisë së kufirit nuk është identifikuar asnjë rast i drejtimit të jet-skisë nga persona nën 18 vjeç.
Një ditë më parë një 16 –vjeçar u plagos rëndë, teksa bënte xhiro me motor uji. Ai ndodhet në spitalin e traumbe, në vdekje klinike/euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *