Shqipëri: Rriten çmimet e banesave, në Vlorë e Sarandë deri në 2000 euro metri katrorë
Çmimet e patundshmërive kanë shënuar rritje si pasojë e krizës globale e cila shkaktoi edhe inflacion të lartë në shumë vende.
Mes tjerash edhe nê Shqipëri pronat kanë pësuar ngritje çmimesh e veçanërisht në bregdet, transmeton albindo.ch
Vlora dhe Saranda llogaritet të kenë shënuar ngritjen më të lartë ku çmimi për metër katrorë sillet rreth 2000 euro.
Operatorët kanë treguar që ndryshe nga vitet e kaluara, gjatë 2022-shit kanë pasur mundësi të mbyllin kontrata edhe në muajin korrik, gjë që nuk ndodh në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, përtej tregut tradicional shqiptar, të Kosovës, të Maqedonisë, italian, çekë, polakë edhe ukrainas, ka të interesuar edhe gjermanë, belgë, holandezë dhe nordikë. Për këtë arsye, të dyja këto qytete kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve sipas tyre.