January 17, 2022

Shqipëri: SHBA paralajmëron se do të shpallë edhe politikanë të tjerë ‘non grata’

Shpërndaje lajmin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri  Yuri Kim tha se do të ketë politikanë të tjerë nga Shqipëria që do të shpallen ‘non grata’.

“Kemi një numër mjetesh në dispozicion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara – shpalljet nga Departamenti i Shtetit, shpalljet nga Departamenti i Thesarit, si dhe të tjera. Ndaj, të shohim. Është proces shumë i mbyllur, pra shumë konfidencial dhe nuk kam ndonjë informacion që mund ta ndaj me ju këtë moment”, ka deklaruar Kim, transmetonAlbinfo.ch.

E pyetur se cilat do të jenë marrëdhëniet me Berishën nëse zgjidhet kryetar i PD, ambasadorja tha gjatë një interviste televizive se, Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen me askënd që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *