Shqipëria: Destinacion turistik për të apasionuarit pas natyrës dhe sporteve dimërore

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndau pamje nga Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky është një destinacion joshës për të apasionuarit pas natyrës dhe sporteve dimërore.
Lëpusha mbetet një nga bukuritë e rralla të natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth e bëjnë Lëpushën kryeneçe të bukurisë.
Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë aksesin në zonë për udhëtim të paharrueshëm.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *