Shqipëria drejt normalitetit, shënon vetëm 2 raste infektimesh

Shpërndaje lajmin

Shqipëria po shkon drejt normalitetit sa i përket situatës me pandeminë.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore atje kanë regjistruar vetëm 2 raste pozitive, derisa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Treguesit epidemiologjikë konfirmojnë se situata tashmë ka hyrë në një fazë të qëndrueshme. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 28 pacientë, nga të cilët pesë janë në terapi intensive.

Po ashtu listës totale të shëruarve i janë shtuar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *