Shqipëria e 10-ta që performon në skenën e Eurovizionit, elektrizon sallën
Familja Kelmendi u ngjit e 10-ta në radhë për të performuar këngën “Duje” në skenën e Eurovizionit në Liverpul.
Albina dhe familja e saj elektrizuan sallën për të dytën natë, pasi morën pjesë në gjysmëfinale të enjten dhe dolën finalistët e parë të mbrëmjes.
Menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes, u zhvillua dhe një konferencë për mediat, ku artistët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Këngëtarja Kelmendi bëri një deklaratë për Shqipërinë e Madhe duke thënë se Shqipëria e Kosova janë motër e vëlla.
“Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria e 10-ta që performon në skenën e Eurovizionit, elektrizon sallën
Sot nata finale e Eurovizion 2023, ja shtetet që pretendojnë fitoren