Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve

Shpërndaje lajmin

Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve, RMV dhe Serbia më lart
Universiteti i Tiranës renditet i fundit nga Universitetet kryesore të vendeve të rajonit.
Në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking web of Universities” Shqipëria renditet e 3 786-ta nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës.
Në rajon, i pari renditet Universiteti i Athinës, pasuar nga Universiteti i Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Klasifikimi që bën ‘Ranking web’ bazohet në cilësinë, kërkimin shkencor, performancën e çdo universiteti, sipas pasqyrimit që ato vetë bëjnë në web-et e tyre.
“Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë. Pas Harvardit renditen “Stanford University” dhe “Massachusetts Institute of Technology”.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Deputetja e PS-së pranon se ka probleme me cilësinë në universitete
Programi i PS-së për arsimin, Rama: Universitetet do të kenë standarde si ato jashtë vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published.