Shqipëria e Kosova nuk bashkohen duke hequr traun në Morinë!

Share

Ajo që mund të thuhet me siguri është se dy vendet, që kanë aktualisht qeverisjet më të korruptuara në Europë, do mund të mëkëmben shumë më mirë e më shpejt nëse bashkohen, duke mundësuar edhe qeverisje më të mirë dhe një ekonomi dhe treg më të madh.
Shkruan Mentor Kikia
Herë pas here rihapet debati mbi bashkimin Shqipëri-Kosovë. Shpesh janë politikanët populistë që e ngacmojnë temën, sepse dihet që ajo prodhon entuziazëm popullor. Së fundi e ngacmoi edhe Albin Kurti, me një “sikur” të organizohej një referendum, ai do të ishte “pro”.
Unë mendoj se kjo punë nuk ka nevojë për referendum, sepse nuk ka shqiptar andej e këndej kufirit, që të jetë kundër.
Përtej barrierave ndërkombëtare, që i ka më së shumti Kosova, ka një pyetje, të cilës as i jemi përgjigjur, as e kemi në axhendë.
Ja e bëmë një referendum dhe doli 99.99% pro. Si do të bashkohen dy vendet. A mjafton që të hiqet trau në Morinë për të bashkuar dy shtetet?
Shtetet nuk janë territore, fusha dhe male që mjafton të shtysh gardhin, dhe i bashkon. Janë dy administrata, dy kushtetuta, dy sisteme ligjore, dy sisteme drejtësie, dy sisteme politike… Ndarjet janë më të lehta se bashkimet. Ato bëhen përmes luftës, ndërsa bashkimet duhen bërë përmes marrëveshjeve. Ribashkimi i Gjermanisë, ishte një model. Por në aspektin administrativ ai nuk ishte bashkim, por një asimilim i Gjermanisë Lindore nga Gjermania Perëndimore. Në një bashkim të mundëshëm mes dy Koreve, do të jetë një asimilim i Veriut nga Jugu, jo një shkrirje mes dy shteteve.
Në realitetin tonë, asnjë shtet nuk dëshiron të përthithet, asimilohet, nga shteti tjetër.
Ata që duan të shiten si patriotë, apo akoma më keq, kërkojnë strehë tek patriotizmi, këndej dhe andej kufirit, nuk i referohen këtyre sfidave, por thjeshtë kërcejnë me këngën “O sa mirë me qen shqiptar, O hej”. Ndërsa politikanët në Tiranë, zyrtarisht i referohen “bashkimit në BE”.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se dy vendet, që kanë aktualisht qeverisjet më të korruptuara në Europë, do mund të mëkëmben shumë më mirë e më shpejt nëse bashkohen, duke mundësuar edhe qeverisje më të mirë dhe një ekonomi dhe treg më të madh.
Çështjë që shtrohet është nëse duhet të presim derisa të shkojmë në BE, udha drejtë të cilës është me shumë zigzake, apo duhen ndërmarrë nisitiva serioze dhe të guximshme para kësaj kohe?
Deri sa të dalin të tillë udhëheqës, mendoj se duhet ulur doza e nacionalizmit filklorik, me qeleshe të badha dhe bërja e shqiponjës me duar.


Share

Komente