Shqipëria e lakmuar nga turistët, të huajt në hotele u rritën me 76.4%

0
Shpërndaje lajmin

Shqipëria këtë vit ka njohur një rritje të lartë të pushuesve të huaj, që kanë zgjedhur vendin tonë.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë një rritje me 76.4 % të vizitorëve jo-rezident që në muajin qershor.
Në raportin zyrtar thuhet se Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49,7%, në krahasim me Qershor 2022, ndërkohë që  numri i vizitorëve rezident është rritur me 12,2% dhe I atyre jo-rezident është rritur me 76,4%”.
Sa i takon shtetësisë së vizitorëve INSTAT vëren se përveç shqiptarëve të Kosovës që historikisht ka shifrën më të lartë, polakët janë ata që kryesojnë nga vendet e BE-së me 9.2 % , italianët renditen pas tyre me 8.3 % dhe më pas vijnë Gjermania me 7 % dhe Spanja me 4.3 %.
Jugu mbetet destinacioni kryesor i pushueve , si të huaj ashtu dhe vendas.
Sipas INSTAT numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,5 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 75%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 70%”.
91,2% kanë zgjedhur të akomodohen në hotele dhe struktura të ngjashme.
Vizitorët kanë qëndruar më gjatë këtë herë në Shqipëri, duke bërë që numri I net qëndrimeve të rritet me 52,8%, në krahasim me muajin Qershor 2022.
LEXONI GJITHASHTU:

Ndeshja e Play-Off në Conference League, stadiumi nuk plotëson kushtet
Lituania mbyll dy pika kufitare të Bjellorusisë për shkak të kërcënimit nga ‘Wagner’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *