“Shqipëria është më e varfër!”, Basha i kujton premtimet Ramës: Tha se do ulte borxhin publik, por e rriti me 3.25 mld euro

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për borxhin publik duke thënë se Rama kujdeset vetëm për veten, ndërsa bën thirrje se është koha për ndryshim e shpresë.

Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një video të disa viteve më parë prej nga dëgjohet kryeministri Edi Rama duke premtuar uljen e borxhit publik. Kryeministri shprehej në video se do ta ulte borxhin publik, mirëpo sipas PD kjo nuk është bërë. Sipas demokratëve, prej 2013-ës borxhi publik u rrit me 3.25 miliard euro duke e bërë Shqipërinë më të varfër. Basha shkruan përkrah videos se kryeministri kujdeset vetëm për veten e tij.

Postimi i Lulzim Bashës:

Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

“Vazhdojmë me angazhimin tjetër, deficit dhe borxh publik, nën kontroll”, tha Rama në vitin 2013, por sipas Bashës, borxhi publik u rrit me 3.25 milionë euro.

“Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i kthejmë Shqipërisë shpresën”, thuhet në videon e publikuar nga kreu i opozitës. 


Share

Komente