September 20, 2021

“Shqipëria humb ndaj Becchetit”, ish avokatja e shtetit: Në këtë betejë duhej kujdes dhe punë në grup

Shpërndaje lajmin

Këtë të hënë në emisionin Log. në ABC me gazetarin Endri Xhafo është komentuar shuma e parave që shqiptarët kanë me i paguar investitorit të huaja Francesco Becchetit.

Në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me këtë çështje ku investitori italian u shpall fitues në Arbitrazh dhe shteti shqiptar duhet ti paguante shumën 99.9 milionë euro.

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore. Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesja e OpenData Albania, Aranita Brahaj, është shprehur se qeveria shqiptare tashmë e ka pranuar humbjen dhe borxhi njihet zyrtarisht nga të gjithë dhe që nga 2019 nga buxheti që hartohet në mes të vitit theksohet dhe borxhi.

Kemi një vendim të formës së prerë që ka dhe një kosto. Ajo që unë konstatoj duke studiuar dokumentat e shtetit shqiptar sidomos gjatë fushatës elektorale njerëzit kanë qenë të interesuar. Debia që shqiptarët dhe qeveria ka ndaj kësaj padie është e njohur zyrtarisht që në vitin 2019 në llogarinë e shtetit tonë. Është një dokument ku qeveritë dhe ministria e Financave në muajin korrik të vitit duhet të hartohet dhe ti paraqitet kuvendit, ky është njëlloj borxhi i njohur që e ka pranuar në formën më finale. Borxhi është 99.9 milionë euro, ndërsa pala që pretendon është mbi 100 milionë euro ku kompania llogarit faturat e kamatave”, ka thënë ndër të tjera Brahaj./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *